Gjuha Shqipe I - II
 
  Home
  Informacione
  Rezultatet e provimeve: Afati i tetorit
  Rezultatet e provimeve
  Plan programi Gjuha Shqipe I
  Plan programi Gjuha Shqipe II
  Rezultati i shtatorit 2010 Gjuhë shqipe I dhe II
  REZULTATI I TESTIT I AFATIT JANAR-SHKURT 2011, LËNDA: GJUHË SHQIPE I
  REZULTATI I AFATIT JANAR-SHKURT 2011, LËNDA: GJUHË SHQIPE II
  REZULTATI I AFATIT JANAR-SHKURT 2011, LËNDA: QYTETËRIM SHQIPTAR
  Rezlutatet e provimeve: Afati i prillit,Gjuhë shqipe I, 2011
  Rezultatet e provimeve: Afati i prillit, Qytetërim shqiptar, 2011
  Gjuhë shqipe II, afati i prillit 2011
  Rezultati i testit provues: Gjuhë II
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe I, afati i qershorit 2011
  Rezultati i provimit:Gjuhë shqipe II, afati i qershorit 2011
  Rezultati i provimit: Qytetërim shqiptar, qershor 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe I, afati i shtatorit 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe II, afati i shtatorit 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe I , tetor 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe II , tetor 2011
  AFATI JANAR-SHKURT 2012, Rezultati në Gjuhë shqipe I për studentët e gjeneratave të mëhershme
  Rezultati: Gjuhë shqipe I, janar-shkurt, 2012, sipas grupeve
  Rezultati i provimit: Qytetërim shqiptar, shkurt 2012
  Rezultati në lëndën: Gjuhë shqipe II
  Rezultati Gjuhë shqipe I, prill 2012
  Gjuhë shqipe II, prill 2012
  Rezultati i provimit, Afati i qershorit 2012, Gjuhë shqipe I
  Rezultati në provimin: Gjuhë shqipe II, afati i qershorit
  REZULTATI NË PROVIMIN: Qytetërim shqiptar, afati i qershorit
  Rezultati në lëndën Gjuhë shqipe II, afati i shtatorit 2012
  Rezultati: Gjuhë shqipe I, prill 2013
  Lista e studentëve që kanë kaluar provimin: Shkrim kreativ
  Syllabusi per lenden Dialektologji
  Rezultati Gjuhë shqipe I, afati janar-shkurt, 2014
  Rezulatati në lëndën Qyetetërim shqiptar Afati janar-shkurt 2014
  Rezultati në Dialektologji (Gjeneratat e mëparshme) Afati janar-shkurt 2014
  Syllabusi-Etnolinguistikvë
  Syllabusi-Teori përkthimi
  REZULTATI NË TESTIN SEMESTRAL NË LËNDËN TEORI E PËRKTHIMIT
  REZULTATI NË TESTIN SEMESTRAL NË LËNDËN ETNOLINGUISTIKË
  REZULTATET E PROVIMIT GJUHË SHQIPE I PËR AFATIN PRILL 2014
  Rezultati në lëndën Dialektologji, Prill 2014
  Rezultati në provimin: Metodologji e mësimdhënies, janar-shkurt, 2015
  Rezultati në lëndën Dialektologji, Afati janar-shkurt 2015
Syllabusi per lenden Dialektologji

 

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë

 

Lënda: Dialektologji

 

Lëndë obligative. Niveli bachelor.

 

Viti i III i studimeve. Semestri V 

 

Numri i orëve në javë: 3 + 2      

 

Kodi ose shifra e lëndës:

 

Vlera në kredi ECTS :  5 

 

Koha/lokacioni:  E enjte: 10:00 -12:15.

Salla nr. 88.                                    

 

Mësimdhënësi i kursit: Prof. ass. dr. Haki Hysenaj

 

Detaje kontaktuese: Zyra nr. 131. Telefoni: 044-125-005. e-mail: h_hysenaj@hotmail.com. 

Konsultime me studentë: të mërkurën nga 10:00-12:00 dhe të enjten nga 12:15-13:00.

 

 

Qëllimet e kursit: Në lëndën “Dialektologji” studentët do të përvetësojnë njohuri për shqipen dialektore, sistemet e saj, dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve dhe njohuri te caktuara për të folme të veçanta.

Në pjesën e parë të këtij kursi studentëve do t’u shpjegohet historiku i lëndës së dialektologjisë, metodat e studimit të saj,  përvojat e të tjerëve në këto studime, ndërsa në pjesën e dytë studentëve do t’u flitet për shtrirjen e shqipes brenda kufijve natyrorë, si dhe për shqipen dialektore që flitet në ngulimet e hershme shqiptare në Greqi, Itali, Bullgari, Ukrainë dhe në Zarë të Kroacisë.

Lënda e Dialektologjisë cilësohet si lëndë e rëndësishme për mësimin e fonetikës, morfologjisë, sintaksës dhe semiologjisë e frazeologjisë së gjuhës. Në të njëjtën kohë kjo lëndë sot bëhet edhe më e rëndësishme pasi qe liberalizimi i sistemit dhe i shoqërisë ka nxitur tash e dy decenie debate për mënyrën e formimit të standardit. Këto debate kanë vënë në qarkullim institucionet që të rishikojnë atë, natyrisht duke e ruajtur gjithnjë strukturën e tij, por duke synuar që e njëjta të përmirësohet dhe të bëhet e tillë që folësit e saj ta ndiejnë për të veten dhe të ndihen komod gjatë përdorimit.

Prurjet nga dialektet në standardin e sotëm janë më se evidente, prandaj në këtë kurs do të flitet edhe për raportet gjuhë standarde-dialekte.     

 

 

 

Rezultatet e pritura të nxënies:

 

Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të jenë në gjendje:

 

  1. Të identifikojnë dhe të mbledhin material dialektor me ndihmën e metodave tashmë të zbatueshme në këtë disiplinë gjuhësore.
  2. Do të aftësohen që të identifikojnë materialet gjuhësore sipas përkatësisë së tyre dialektore.
  3. Do të aftësohen të bëjnë krahasime midis dialekteve, nëndialekteve dhe të folmeve të shqipes.
  4. Do të jenë në gjendje që të kthejnë tekste të ndryshme nga gjuha dialektore në gjuhën standarde.
  5. Do të aftësohen të identifikojnë të folurit e njerëzve dhe prejardhjen e tyre regjionale varësisht nga gjuha që përdorin.
  6. Do të aftësohen që përmes kësaj lënde të marrin njohuri edhe për etnolinguistikën dhe etnologjinë.  
  7. Do të aftësohen për të dalluar trajtat dialektore nga ato të standardit, aftësim ky që do t’u ndihmojë në përvetësimin sa më të mirë të standardit të shqipes.

 

 

 

Metodologjia e mësimdhënies: Ligjërata, ushtrime, diskutime, punë në terren, punime seminari, prezantime.

 

 

Literatura bazë: Jorgji Gjinari-Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2003; Agnia Desnickaja, Gjuha shqipe dhe dialektet e saj, Prishtinë, 1973.

 

 

Plani i detajuar i mësimit:

 

Java e parë:

 

·        Njohuri të përgjithshme

·        Kufiri dialektor (izoglosa)

·        Shkolla e Parisit

·        Shkolla zvicerane

·        Faktorët që ndikojnë në ndarjen dialektore

·        Vendbanimi dhe komunikimi

·        Shkaqet gjeografiko-historike

·        Shkaqet e reja

·        Grupet speciale te shkaqeve

 

 Java e dytë

·        Konceptet dialektologjike dhe terminologjia

·        Faza e parë e studimeve dialektologjike

·        Faza e dytë e studimeve dialektologjike

·        Faza e tretë e studimeve dialektologjike

·        Terminologjia

·        Gjuha dhe dialektet, marrëdhëniet midis tyre

·        Rasti i shqipes

·        Shtrirja territoriale e gegërishtes

·        Shtrirja territoriale e toskërishtes

·        Përfundime

 

Java e tretë

·        Dialekti dhe gjuha e shkruar standarde

·        Dialektologjia dhe etnologjia

·        Dialektologjia dhe folklori

·        Studimet e dialekteve (metodologjia)

·        Rasti i shqipes

·        Anketa

·        Vrojtimi i drejtpërdrejtë

 

Java e katërt

·        Ndarja dialektore e gjuhës shqipe

·        Dialektet

·        Të folmet kalimtare

·        Nëndialektet

·        Grupet e të folmeve

·        Historia e ndarjes dialektore të shqipes

 

Java e pesë

·        Dallimet dialektore në fushë të shqipes

·        Sistemi vokalik i shqipes

·        Dallimet dialektore në numrin e fonemave

·        Zanoret e theksuara/zanoret e patheksuara

·        Zanoret hundore

·        Zanoret e gjata

·        Diftongje dhe togje zanoresh

 

Java e gjashtë

·        Sistemi konsonantik i shqipes

·        Dallimet dialektore në numrin e fonemave konsonantike

·        Grupet konsonantike-përndarja dialektore

·        Dallimet funksionale të fonemave konsonantike

·        Dallimet e kushtëzuara/të pakushtëzuara

 

Java e shtatë

·        Dallimet dialektore në fushë të morfologjisë

·        Dallimet në sistemin emëror

·        Emri

·        Mbiemri

·        Përemri

·        Numërori

·        Dallimet në sistemin foljor

·        Folja

·        Foljet pavetore

·        Mënyra dëftore

·        Mënyra lidhore

·        Mënyra urdhërore

·        Foljet pavetore

 

Java e tetë

·        Format e pashtjelluara foljore

·        Paskajorja

·        Format foljore aspektove

 

Java e nëntë

·        Vlerësim intermediar

 

Java e dhjetë

·        Marrëdhëniet e gjuhës standarde shqipe me dialektet

·        Ndikimi i gjuhës standarde në mënjanimin e dallimeve dialektore

·        Perspektiva e hyrjes së varianteve dialektore në standard

 

Java e njëmbëdhjetë

·        Arbëreshët e Italisë-histori, identitet, gjuhë

·        Historiku i studimit të të folmeve arbëreshe

·        Realiteti i sotëm sociolinguistik

·        Dygjuhësia te arbëreshët

·        Autore dhe tekste

·        Vendbanime

·        Arbërishtja dhe perspektiva e saj

 

Java e dymbëdhjetë

·        Arbëreshët e Greqisë-histori, identitet, gjuhë

·        Shtegtimet

·        Vendbanimet

·        Etnografia dhe gjuha e arvanitasve

·        Autorë dhe tekste

·        Gjuha arvanitase-shqipja standarde (krahasime)

·        Statusi gjuhësor

·        E folmja e arvanitasve të Salaminës

 

Java e trembëdhjetë

·        Arbëneshët e Zarës, histori, identitet, gjuhë

·        Realiteti sot

·        Perspektiva

·        Arbëreshët e Mandricës

·        Gjuha, perspektiva

 

Java e katërmbëdhjetë

·        Shqiptarët e Ukrainës, identiteti dhe gjuha

·        Shtegtimi

·        Origjina

·        Gjuha

·        Perspektiva gjuhësore

·        E folmja e Kelmendit të Peshterit

·        E folmja e kelmendasve të Sremit

 

 

Literatura shtesë:  Bahri Beci, Rreth bazës dialektore të shqipes standarde, Filologji nr. 2, Prishtinë, 1997; Bahri Beci, Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, Tiranë, 1995; Seria e botimeve “Dialektologjia shqiptare” nga ASHRSH; Studime gjuhësore I (Dialektologji), IA, Prishtinë, 1978; Idriz Ajeti, Zhvillimi historik i të folmes gege të Arbëneshëve të Zarës, ASHAK, Prishtinë, 1997; Waslav Cimochovski, Dialekti i Dushmanit”, në librin e ASHAK “Për gjuhën shqipe”, Prishtinë, 2004; Imri Badallaj, E folmja e Hasit, Prishtinë, 2001; Fadil Raka, Gjuha e standardizuar shqipe dhe toskërishtja letrare, Filologji nr. 10, Prishtinë, 2002; Fadil Raka, Areali gjuhësor i Kaçanikut”, Prishtinë, 2004, Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, Tiranë, 2006; I. Voronina, M. Domosileckaja, L. Sharapova, E folmja e shqiptarëve të Ukrainës, Shkup, 1996; Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe I-II, 2008.

 

Metodat e vlerësimit:

 

Vlerësimi intermediar: 10%

Detyrat dhe punimet e seminareve: 10 %

Puna në terren 20 %

Vijimi i rregullt: 5 %

Provimi final 55 %

Total: 100 %

 

 

Provimi mbahet me shkrim dhe me gojë.

 

 

 
   
Advertisement  
   
Today, there have been 3 visitors (32 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=