Gjuha Shqipe I - II
 
  Home
  Informacione
  Rezultatet e provimeve: Afati i tetorit
  Rezultatet e provimeve
  Plan programi Gjuha Shqipe I
  Plan programi Gjuha Shqipe II
  Rezultati i shtatorit 2010 Gjuhë shqipe I dhe II
  REZULTATI I TESTIT I AFATIT JANAR-SHKURT 2011, LËNDA: GJUHË SHQIPE I
  REZULTATI I AFATIT JANAR-SHKURT 2011, LËNDA: GJUHË SHQIPE II
  REZULTATI I AFATIT JANAR-SHKURT 2011, LËNDA: QYTETËRIM SHQIPTAR
  Rezlutatet e provimeve: Afati i prillit,Gjuhë shqipe I, 2011
  Rezultatet e provimeve: Afati i prillit, Qytetërim shqiptar, 2011
  Gjuhë shqipe II, afati i prillit 2011
  Rezultati i testit provues: Gjuhë II
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe I, afati i qershorit 2011
  Rezultati i provimit:Gjuhë shqipe II, afati i qershorit 2011
  Rezultati i provimit: Qytetërim shqiptar, qershor 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe I, afati i shtatorit 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe II, afati i shtatorit 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe I , tetor 2011
  Rezultati i provimit: Gjuhë shqipe II , tetor 2011
  AFATI JANAR-SHKURT 2012, Rezultati në Gjuhë shqipe I për studentët e gjeneratave të mëhershme
  Rezultati: Gjuhë shqipe I, janar-shkurt, 2012, sipas grupeve
  Rezultati i provimit: Qytetërim shqiptar, shkurt 2012
  Rezultati në lëndën: Gjuhë shqipe II
  Rezultati Gjuhë shqipe I, prill 2012
  Gjuhë shqipe II, prill 2012
  Rezultati i provimit, Afati i qershorit 2012, Gjuhë shqipe I
  Rezultati në provimin: Gjuhë shqipe II, afati i qershorit
  REZULTATI NË PROVIMIN: Qytetërim shqiptar, afati i qershorit
  Rezultati në lëndën Gjuhë shqipe II, afati i shtatorit 2012
  Rezultati: Gjuhë shqipe I, prill 2013
  Lista e studentëve që kanë kaluar provimin: Shkrim kreativ
  Syllabusi per lenden Dialektologji
  Rezultati Gjuhë shqipe I, afati janar-shkurt, 2014
  Rezulatati në lëndën Qyetetërim shqiptar Afati janar-shkurt 2014
  Rezultati në Dialektologji (Gjeneratat e mëparshme) Afati janar-shkurt 2014
  Syllabusi-Etnolinguistikvë
  Syllabusi-Teori përkthimi
  REZULTATI NË TESTIN SEMESTRAL NË LËNDËN TEORI E PËRKTHIMIT
  REZULTATI NË TESTIN SEMESTRAL NË LËNDËN ETNOLINGUISTIKË
  REZULTATET E PROVIMIT GJUHË SHQIPE I PËR AFATIN PRILL 2014
  Rezultati në lëndën Dialektologji, Prill 2014
  Rezultati në provimin: Metodologji e mësimdhënies, janar-shkurt, 2015
  Rezultati në lëndën Dialektologji, Afati janar-shkurt 2015
Syllabusi-Etnolinguistikvë

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë

Dega: Gjuhë Shqipe

Syllabus për lëndën Etnolinguistikë

Niveli i kursit: Bachelor

Statusi: Me zgjedhje

Viti IV, semestri  VIII

Fondi i orëve: 2+0 (ligjërata)

Kodi:

Vlera në kredi ETCS: 4 kredi

Koha dhe vendi i ligjëratave: UP, FF-Qendra në Gjakovë, e premte: 12.00-13.30 

Mësimdhënësi: Prof. Ass. Dr. Haki Hysenaj

Tel. 038/ 222 970; e-mail: h_hysenaj@hotmail.com

Konsultime: E premte nga ora 10.00-12.00.

 

 

Përmbajtja:

Kursi “Etnolinguistikë” mëton të vë në pah lidhjet komplekse midis shoqërisë, etnologjisë, dhe linguistikës. Duke qenë se ato hulumtojnë natyrën e komunikimit dhe sjelljet e njerëzve në situata të caktuara, etnolinguistika për më shumë insiston të ndriçojë edhe kulturën materiale e shpirtërore të etnive të ndryshme, duke i vënë shpesh përballë njëra-tjetrës.

Realiteti gjuhësor, shpirtëror dhe material, si dhe sjellja e pjesëtarëve të një bashkësie, varësisht nga përkatësia territoriale, materiale, dhe për më shumë edhe për nga përkatësia  gjuhësore, konsiderohen si përbërësit kryesorë të materies së kësaj shkence.

 

Qëllimi:

Me këtë kurs synohet që studentët të njihen dhe t’i kuptojnë konceptet kryesore nga kjo fushë, siç janë: komunikimi dhe situatat gjuhësore; komunikimi dhe realiteti; raportet midis komunikimit dhe realitetit; gjuha dhe sendet; dialektet dhe krijimtaria gojore krahinore; ndikimi i dialekteve në lindjen e letërsive krahinore; legjendat në zonat urbane dhe rurale-leksiku; anekdotat-leksiku; traditat e vjetra dhe të reja qytetare-gjuha e tyre; raportet bashkëkohore midis kulturës shpirtërore dhe materiale; emërtimet; emrat e farefisnisë; emrat e bimëve, emrat e kafshëve, standardi gjuhësor dhe kultura; ndikimi i gjuhës së reklamës tek audienca; gjuhët dhe kulturat në kontakt; frazeologjia-vështirësitë e përkthimit nga gjuha në gjuhë; dallimet në sjelljet gjuhësore nga një popull te tjetri, kodet gjuhësore-ndërrimet e kushtëzuara...

 

      

 

 

Metodologjia e mësimdhënies:

Ligjërata, seminare, konsultime, mësim interaktiv.

 

Plani i detajuar:

Java 1: Hyrje në lëndën e etnolinguistikës. Çka është etnolinguistika? Dallimi midis gjuhësisë dhe etnolinguistikës.

 

Java 2.  Komunikimi-jeta shoqërore. Llojet e komunikimit: gjuha e folur, gjuha e shkruar, gjestet, imitimi i sjelljeve publike.  Komponentët e komunikimit .

 

Java 3: Gjuha në kontekstin shoqëror. Bashkësitë gjuhësore. Gjuhë-varietete.  

 

Java 4: Gjuha – mendimi – bota (Gjuha, mendimi dhe realiteti).

 

Java 5: Raporti i gjuhës me mendimin dhe sjelljen.  Ndikimi i situatave gjuhësore në sjelljet individuale dhe shoqërore.

 

Vlerësimi i parë intermediar 

 

Java 6: Gjuhët si produkt historik-rrjedha. Ndikimi i gjuhëve dhe i kulturave mbi njëra-tjetrën.

 

Java 7: Gjuha , raca dhe kultura.  

 

Java 8: Hipoteza e Sapir-Vhorf-it . Seksizmi gjuhësor.

 

Java 9: Gjuha dhe shoqëria. Kontaktet gjuhësore.

 

Java 10: Etnografia e të folurit: Koncepte themelore, mënyra e të folurit.

                    

                                Vlerësimi i dytë intermediar

 

Java 11: Komponentët e të folurit: mesazhi, forma e mesazhit, përmbajtja e mesazhit, konteksti, skena, folësi (dhënësi), kanali, dëgjuesi (marrësi). Rregullat e të folurit. Funksionet e të folurit-angazhimi.

 

Java 12: Gjuha, kultura dhe mendimi. Relativizmi gjuhësor dhe relativizmi kulturor.

 

Java 13: Përzierja e kodeve-prishja e kodeve. Pabarazia gjuhësore.

 

Java 14: Gjuha, dialektet dhe krijimtaria popullore.  

 

Java 15: Përmbledhje e lëndës.

 

            Provimi përfundimtar  ( vlerësohet me 50 pikë)

 

 

Metodat e vlerësimit:

1.      Me test

2.      Me seminar

Vlerësimi i parë intermediar (test):         25%

Vlerësimi i dytë intermediar (test):         25%

Provimi përfundimtar me test:             50%

                                    ----------------------

                                       Gjithsej    100%

 

 

 

Literatura:

Hymes, Dell: Ethnography, Linguistics, Narrative Inequality, Taylor&Francis e-Library, 2004.

Whorf, Lee Benjamin: Language, Thought and Reality: Selected Writings of Benjamin Lee Whorf (Ed. John B. Carroll), Cembridge, Massachusetts: The M.I.T. Press, 1956.

Vorf Li Bendžamin: Jezik, misao, stvarnost. Beograd, 1979.

Sapir, E. Gjuha – Hyrje ne studimin e ligjërimit, Rilindja, Prishtinë, 1986.

Shkurtaj, Gjovalin: Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2013.

Sejdiu, Shefki: Fjalorth etnobotanik i shqipes, Rilindja, Prishtinë, 1984.

Memushaj, Rami: Hyrje në Gjuhësi, Tiranë, 2004.

Filipović Rudolf: Teorija jezika u kontaktu, Zagreb, 1986.

Hudson, R. A.: Sociolinguistika, Dituria, Tiranë, 2003.

Škiljan, Dubravko: Pogled u linguistiku, Zagreb, 1985.

 

 
   
Advertisement  
   
Today, there have been 8 visitors (77 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=